Play Off’: Philadephia ngushton epërsinë ndaj Maimit, Bucks triumfojnë ndaj Celtics

Philadelphia 76ers dhe Milwaukee kanë arritur të marrin fitore në ndeshjet e treta të fazës së dytë të ‘Play Offit’.

Sport

08/05/2022 09:12

Philadelphia mposhti 99:79 Miami, ndërsa Bucks – Celtics përfundoi 103 – 101.

Te ekipi i Philadelphias lojë të mirë zhvilluan Danny Green dhe Tyrese Maxey me nga 21 pikë të shënuara.

Pas tyre më i dalluari në parket ishte i rikthyeri nga lëndimi Joel Embiidi, me 18 pikë, një asistim dhe 11 kërcime.

Për Miami lojë fenomenale zhvilloi ylli i skuadrës, Jimmy Buttler i cili shënoi plotë 33 pikë, bëri dy asistime dhe nëntë kërcime.

Kështu me këtë fitore Philadelphia ngushton epërsinë në 2:1 ndaj Heat, transmeton lajmi.net.

Bucks gjithashtu mposhti Celtics, ku më meritori për këtë fitore ishte Giannis Antetokounmpo i cili shënoi gjithsej 42 pikë, dhuroi tetë asistime dhe bëri 12 kërcime.

Pas tij paraqitje të mirë zhvilloi edhe Jrue Holiday me 25 pikë, dy asistime dhe shatë kërcime.

Për vendasit lojë të mirë zhvilloi Jaylen Brown me 27 pikë, pas tij Al Horford me 22 sosh.

Kështu seria e fitoreve është 2:1 për Celtics./Lajmi.net/