‘Play Off’: Golden State marrin fitoren e tretë ndaj Dallas
Golden State Warriors kanë fituar edhe ndeshjen e tyre të radhës ndaj Dallas Mavericks.
Sport
Ylli i State, Stephen Curry udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores 109-100 ndaj Dallas.
Ai shënoi 31 pikë, 11 asistime dhe pesë kërcime gjithsej, përcjell lajmi.net.
Për ekipin mysafirë më i dalluari ishte slloveni Luka Doncic i cili zhvilloi paraqitje fenomenale, me 40 pikë të shënuara, tri asistime dhe 11 kërcime.
Pikë këto që nuk ishin të mjaftueshme që të fitojë ekipi i tij.
Pas tij i mirë në parket ishte edhe Spencer Dinwiddie me 26 pikë, një asistim e dy kërcime.
Kështu seria e fitoreve shkon 3:0 për Golden State Warriors./Lajmi.net/