‘Play Off’: Barazohen seritë, Morant i shënon 47 pikë ndaj GSW, Boston fiton ndaj Milwaukee

Raundi i dytë i fazës ‘Play Off’ në NBA është bërë edhe më interesant pas ndeshjeve të dyta të zhvilluara mbrëmë.

Sport

04/05/2022 08:15

Skuadra e Boston Celtics dhe ajo e Memphis Grizzlies kanë marrë fitore të rëndësishme, duke barazuar serinë në 1:1 ndaj Milwaukee Bucks, respektivisht Golden State Warriors, shkruan lajmi.net.

Boston Celtics kanë triumfuar me rezultat 109:86 ndaj Bucks të Antetokounmpo, i cili në këtë ndeshje shënoi 28 pikë.

Te Celtics më i dalluari ishte Jaylen Brown, i cili shënoi plot 30 pikë, nga të cilat vetëm dy nga gjuajtjet e lira.

Në ndeshjen tjetër, Ja Morant ishte i jashtëzakonshëm me plot 47 pikë të shënuara ndaj Golden State, për të barazuar serinë në 1:1.

Grizzlies fituan me rezultatin 101:106 në një ndeshje ndaj GSW, ku Steph Curry shënoi 27 pikë për këta të fundit.

Të dyja ndeshjet tashmë shkojnë në rezultat 1:1 në serinë e përgjithshme. Në finale të konferencës kualifikohet skuadra më e mirë nga shtatë ndeshje (ajo që fiton 4). /Lajmi.net/