Platini ‘voton’ Riberyn
Presidenti i UEFA-së, Michel Platini beson se ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery ka shanse të mira të fitojë Topin e Artë. Reprezentuesi francez së fundmi rrëmbeu çmimin e Futbollistit më të mirë të vitit në Evropë nga UEFA dhe është një prej favoritëve për të triumfuar edhe në garë për Topin e Artë, ku…
Sport
Presidenti i UEFA-së, Michel Platini beson se ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery ka shanse të mira të fitojë Topin e Artë.
Reprezentuesi francez së fundmi rrëmbeu çmimin e Futbollistit më të mirë të vitit në Evropë nga UEFA dhe është një prej favoritëve për të triumfuar edhe në garë për Topin e Artë, ku konkurrencë i paraqesin dy yjet e La Ligës, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Por, Platini beson se bashkëkombësi i tij ka gjasa të mira të fitojë. “Ai është kandidat shumë serioz për të fituar Topin e Artë. Ai tashmë ka marrë votat si futbollisti më i mirë në Evropë. Edhe pse ai ishte një proces tjetër i votimit”, deklaroi Platini i pyetur rreth shanseve të Riberys për të fituar çmimin.
Messi ka fituar Topin e Artë në katër vjetët e fundit. +