Platini përçan Evropën

Evropa e futbollit përçahet në lidhje me mbështetjen e Michel Platini.

Sport

16/10/2015 21:24

Të enjten 54 Federatat anëtare të Uefas dolën me një deklaratë ku në vijë të përgjithshme mbështetej Platini i cili është një ndër kandidaturat për Presidencën e Fifa-s në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm, por pa u mbushur as 24 orë nga Ekzekutivi i Uefas- Federata Angleze tërhiqet nga mbështetja për Francezin.

Numri një i Football Association, Greg Dyke bëri një lëvizje që mund të ketë një efekt domunio duke rezultuar decizive për të ardhmen e Platini.

Nëpërmjet një komunikate për mediat, Federata Angleze bëri të ditur se ka vendosur të tërheqë mbështetjen ndaj Platinisë në garën për zgjedhjet presidenciale të Fifas deri në momentin që të përfundojë procesi ligjor në drejtim të tij duke sqaruar përfundimisht pozicionin e francezit që akuzohet se ka marrë 1.8 milionë Euro nga Blatter në 2011 për një shërbim të tijin të kryer në vitin 2002.

Sipas Blatter nuk kishte një kontratë për shërbimin në fjalë por për një akord xhentëlmenësh mes tij dhe Platini, por dicka e tillë nuk bindi Komisionin e Etikës që vendosi ti pezullojë të dy krerët e futbollit. Tanimë me tërheqjen e Federatës Angleze, Platini rrezikon të humbasë edhe mbështetjen e Federatave të tjera Europiane, ndërkohë që dicka po lëviz edhe në Berlin, shkruan “Supersport.al”.

Federata Gjermane e Futbollit në fakt dha lajmin se ka hapur një hetim të brendshëm në procesin e përcaktimit të vendit mikrpitës të Botërorit 2006. Federata Gjermane nuk ka gjetur parregullsi dhe nuk ka sinjale për shitblerjen e votave por problemi qëndron se Federata Gjermane është informuar për një pagesë prej 6.7 milionë Eurosh që është kryer në 2005 nga organizatorët e Botërorit Gjermani 2006 në drejtim të Fifas.

6.7 milionë Eurot në fjalë janë derdhur për një “program kulturor” i cili ngre të tjera dyshime duke dhënë ndjesinë se hijet e skandalit që ka plasur në Fifa po pushtojnë edhe Europën.