Platini: Kupa e Botës 2022 do luhet në dimër

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini në një deklaratë për BBC Sport ka thënë se Kupa e Botës Katar 2022 duhet të luhet në dimër.

Sport

05/11/2014 17:33

Michel Platini ka hedhur poshtë ndonjë mundësi që Kupa e Botës të luhet në verë, pasi një gjë e tillë është e pamundur në Katar, ku temperaturatdo të jenë shumë të lartë.

“Kupa e Botës kurrë nuk do të mund të zhvillohet në pril, maj apo qershor. Ajo do të luhet në dimër”, tha Platini për BBC Sport.

“Është e pamundur që të luhet në maj ku temperaturat do të jenë diku rreth 40 shkallë”, përfundoi Platini deklaratën e tij për BBC Sport.

Përndryshe, Kupa e Botës në Katar që do të luhet në vitin 2022, pritet të zhvillohet në nëntor-dhjetor apo janar-shkurt të vitit në fjalë.