Platini: Juventus mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini beson se Juventus është kandidat serioz për të triumfuar në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Sport

25/03/2015 09:39

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini beson se ish skuadra e tij, Juventus, mund të shpallet kampion i Evropës, gjatë këtij sezoni.

Bianconerët do të ndeshen me Monacon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe Platini beson se ata mund të shkojnë deri në fund duke luftuar për titullin kontinental.

“Juventus kësaj radhe mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”, deklaroi Platini gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane “Tuttosport”.