Plastika, ndotësi më i madh i oqeaneve

17:55 | 11 Qershor 2021

Plastika dhe mbetjet ushqimore kanë tejmbushur lumenjtë dhe oqeanet duke u kthyer në një nga problematikat më kryesore.

Sipas analizave të fundit të realizuar nga shkencëtarët më shumë se 12 mijë mbeturina gjendet përreth lumenjve, oqeaneve si edhe përgjatë brigjeve detare.

8 nga 10 artikuj rezultuar të ishin prej plastike, ku 44 % e plastikës lidhej me mbeturinat e ushqimit dhe të pijeve.

Udhëheqësi i këtij studimi, Dr.Carmen Morales i Universiteti të Cadiz në Spanjë, u shpesh i tronditur që që gati gjysma e objekteve që ndotnin oqeanet ishin çantat, shishet, mbetjet e ushqimit.

“Të gjitha këto ne i gjetëm në lumenj, oqeane si dhe edhe përgjatë vijave bregdetare”, thotë ai.

Ndërkohë masat për të parandaluar ndotjen nga plastika duket se nuk kanë dhënë efektet e duhura, ndërsa për ekspertët nuk shihen si masa të forta.

Studiuesit sugjerojnë që të zëvendësohet plastika.

Gjithashtu ata shprehen se mjetet e peshkimit, si rrjetat plastike apo litarët janë problemi më i madh për oqeanet pasi rrjetat e hedhura mund të jenë vdekjeprurëse për jetën e egër detare.

Një tjetër studim i realizuar nga Universiteti i Cadiz thotë se shumë mbeturina vijnë nga lumenjtë në Europë.

Sipas këtij studimi rreth 307 milion artikuj të mbeturinave vijnë çdo vit nga lumenjtë Europianë në oqeane.

Plastika përbënte rreth 80 % të mbetjeve. Turqia rezultoi se prodhoi më shumë mbeturina me 16 %, Italia me 11 % , Britania e Madhe me 8% , Spanja me 8% dhe Greqia me 7%.

Studiuesi Dr. Daniel Donzales bëri apel për ndërhyrje të menjëhershme për të zvogëluar përdorimin e plastikës. /AbcNews/