Plasin grushtet në NBA – Lojtarët e Brooklyn dhe 76ers humbin kontrollin
Ndeshja e ‘Play Off’, mes Brooklyn Nets dhe Philadelphia 76ers nuk shkoi ashtu siç ishte pritur.
Sport
Situata eskaloi gjatë çerekut të tretë, pas një ndërhyrje të gabueshme të Joel Embiid në Jarrett Allen, shkruan lajmi.net.
Reagimi i Embiid tregoi sikur lojtari e bëri ndërhyrjen pa dashje, njësoj sikur Allen i cili nuk i reagoi në mënyrë të ashpër.
Por, ishte shoku i skuadrës së Allen ai i cili i dha një të shtyrë qendrës së 76ers, shtyrje kjo që u përcoll edhe me disa grushte, përcjell lajmi.net.
Në ndihmë të Embiid erdhi Jimmy Butler, i cili menjëherë goditi anëtarin e Brooklyn Nets, për të bërë një tollovi të madhe.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell pamjet në momentet kur shpërthyen grushtet në NBA. /Lajmi.net/