‘Plas’ sherri, Roberti ia përmend Feros përqindjen që ia mori ish-menaxheri dhe dajakun

Roberti i është kundërpërgjigjur Feros, pas ironizimit që ia bëri në Instagram.

ShowBiz

12/08/2020 14:31

Ka ‘plasur’ sherri mes dy emrave të njohur të estradës, Robert Berishës dhe Feros, shkruan lajmi.net.

Shkak për këtë është bërë një intervistë e Robertit, dhënë kohë më parë, në të cilën kishte thënë se ai mund të adoptohej sepse është 13 vjeç.

Pas kësaj, Fero me anë të disa postimeve në Instagram e ‘thumboi’ atë për numrin e koncerteve dhe çmimin që paguhet në to.

“Roberti mpelqen per arsye qe i ka veq ka 3-4 data nmuj, Edhe qe te 3-4 data mi mbledh bashk qmimi osht 455 euro. Tash per COVID 19 o ngjendje me ardh me 215 E per 4 data koncerte apo ahengje. Ky është emri juaj i ri ROBELTI”, kishte shkruar ndër të tjera Fero.

LEXO EDHE:

Fero ‘kapet’ me Robert Berishën, ia përmend datat e çmimet e koncerteve

Nuk vonoi shumë dhe Roberti i reagoi reperit, duke i thënë se në krejt karrierën i ka 30 koncerte dhe 90% të fitimeve i ka marrë menaxheri i tij.

Këngëtari shkon edhe më tej dhe ia përmend edhe sherret në të cilat ishte përfshirë, e në fund sërish i thotë se i ka 13 vjet.

“feLo krejt karieren e vet i ka pas 30 koncerte ku menagjeri ja ka mar 90% e prej 30 koncerteve 65 her e kan rreth n’skenë mrapa skenës edhe tu hi n’ker ni shkelm e mandej ne albi mall dajak dekterna nkjamet. te don Robelti qum hala smunet emnin me ma shqiptu se hala dhomt e pjekuris nuk i kan dal se i ka 13 vjet o felo felo”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/