Plas ‘bomba’: Arrin prova e parë, Griezmann mund të kthehet te Atletico

Sevan Karian, një nga përfaqësuesit e Antoine Griezmann, raportohet se i dërgoi një email motrës së lojtarit Maud dhe babait të tij Alain në mars, duke i treguar se kishin filluar negociatat me Barcelonën.

Sport

05/08/2019 13:00

Ky email thuhet se përmban informacione mbi ofertën e Barcelonës për francezin, si dhe një draft që përmban propozime për pagën.

Kjo sipas El Mundo, të cilët kanë pasur qasje në email dhe të cilët raportojnë se shefi ekzekutiv i Atletico Madrid, Miguel Angel Gil Marin, gjithashtu ka një kopje të postës elektronike, shkruan lajmi.net.

Ky dokument, pra, mund të jetë një provë kryesore në çështjen e Atletico Madridit kundër Barcelonës.

Los Colchoneros pretendojnë se Barca duhet të kishte paguar 200 milionë euro për Griezmann sepse kjo ishte shuma e deklaruar në klauzolën e tij para se të binte më 1 korrik në 120 milionë euro, shifra që klubi katalanas pagoi për transferin e tij.

Argumenti i tyre është se Barcelona po negocionte me lojtarin e tyre para se të binte klauzola e largimit, megjithëse ‘Blaugranasit’ mohojnë që ekziston një marrëveshje para-kontrate.

Gjithashtu, është flitur se në rast ndërhyrje të RFEF (Federata Spanjolle), transferi i sulmuesit mund të dështojë. /Lajmi.net/