Plani i Serbisë për anulimin e vendimit të CAS-it

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) nuk dorëzohet dhe planifikon të paraqes ankesë në Gjykatën Federale të Zvicrës, pas vendimit të CAS-it.

Sport

11/07/2015 14:05

Serbia nuk dorëzohet, as pas vendimit të CAS-it që i dhuroi Shqipërisë tri pikët e ndeshjes së ndërprerë në Beograd.

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ende beson se mund ta anulojë vendimin që përveq humbjes, ata i penalizoi me tri pikë. “Marrë parasysh vendimin e Gjykatës në Lozanë, bëhet fjalë për një turp, vendim politik dhe skandaloz për futbollin evropian dhe botëror”, thuhet në fillim të tij, raporton “Lajmi.net”.

“Federata e Serbisë ka fakte që qartë tregojnë elemente që nuk kanë të bëjnë me futbollin e të cilat CAS në mënyrë të planifikuar i ka përdorur në rastin e Serbisë dhe kundër futbollit serb”.

“Federata e Futbollit të Serbisë pret edhe nga UEFA, jo vetëm për faktin që vendimi i saj u shfuqizua nga CAS, por edhe për mbrojtjen e principeve dhe rregullave të lojës, që po ashtu të paraqes ankesë në Gjykatën Federale në Zvicër”.