Plani i ri për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës – nuk ka gjysmëfinale

Koronavirusi ka vënë botën e sportit në një kaos total, duke suspenduar edhe Ligën e Kampionëve e Ligën e Evropës.

Sport

15/03/2020 09:45

UEFA tashmë ka një plan konkret për ta vënë në tavolinë, si plan për të rikuperuar sezonet.

Siç shkruan ‘AS’, propozimi është që të largohet faza gjysmëfinale tradicionale, e cila luhet me nga dy ndeshje, transmeton lajmi.net.

Plani është që të zhvillohet një ‘Final Four’, me nga një ndeshje gjysmëfinale dhe me finalen e madhe, që do të kompletoheshin brenda katër ditëve.

‘Final Four’ i Ligës së Kampionëve do të zhvillohej në Stamboll, kurse ai i Ligës së Evropës në Gdansk. /Lajmi.net/