Plani i Neymar – dëshiron të shkëlqejë në Bernabeu për të bindur Barcelonën

Neymar vazhdon të ëndërrojë një rikthim te Barcelona.

Sport

12/11/2019 10:00

Lojtari më i shtrenjtë në botë assesi të gjejë rehatinë te PSG, tek e cila skuadër ishte transferuar në vitin 2017.

Një rikthim në ‘Camp Nou’ ishte afër të ndodhte në verën e fundit, por Barcelona dhe PSG nuk arritën të gjejnë një marrëveshje, gjë që bëri që Neymar të mbetej në Francë.

Braziliani vazhdon të ndodhet në një fazë rikuperimi nga lëndimi, por besohet se do të jetë plotësisht i aftë për t’u paraqitur kundër Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’, në Ligën e Kampionëve me PSG.

Mundo Deportivo raporton se Neymar dëshiron të ketë një ndeshje të jashtëzakonshme në Bernabeu kundër Real Madridit, për t’i dërguar mesazh Barcelonës, për një rikthim në ‘Camp Nou’.

Paraqitjet e tij në pjesën e mbetur të sezonit, mund të jenë vendimtare për të ardhmen e Neymar./Lajmi.net/