Plani i “çmendur” i Cityt me Pep Guardiolan
Pep Guardiola ka mahnitur të gjithë këtë sezon me Manchester Cityn, duke krijuar përshtypje që në mes të sezonit e ka fituar titullin.
Sport
Edhe pse s’ka përfunduar as gjysma e sezonit, tashmë Premierliga ka filluar të cilësohet e mërzitshme, jo për faktin se City avancon me 11 pikë më shumë se Manchester United, por për mënyrën se sa lehtë ka mposhtur rivalët kryesor, apo skuadrat e mëdha angleze.
Dhe këto merita po i atribuohen trajnerit të tyre gjenial, Pep Guardiola, i cili në dy vite shpenzoi gjysmë miliardë euro për të krijuar një “ushtri të pathyeshme”.
Projekti i Guardiolas sipas medieve në Angli ka befasuar edhe pronarët e Cityt, që janë gati t’i krijojnë një dinasti në ‘Etihad City’, për të kopjuar rivalët e Manchester Unitedit që për 27 vite mbajtën trajner Alex Fergusonin./Lajmi.net/