Plani B i UEFA-s për Ligën e Kampionëve, ja ku mund të luhet Final Eight

UEFA dhe ECA thuhet se po flasin për një plan B për Ligën e Kampionëve, përkatësisht një turne Final Eight në Portugali që përfundon më 22 gusht.

Sport

03/06/2020 08:40

Plani aktualisht është që të përfundojë turneun në formatin e tij të zakonshëm duke përfunduar raundin e 16 më të mirave, pastaj takimet në shtëpi dhe ndeshjet si mysafir.

Kjo do të zgjasë nga afërsisht 4 deri në 29 gusht.

Sipas Mundo Deportivo, transmeton lajmi.net, ka një plan B që po diskutohet nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe Shoqata Evropiane e Klubeve, presidenti i të cilit është pronari i Juventus Andrea Agnelli.

Do të ishte një mënyrë për të kondensuar ndeshjet në një Finalt Eight, që do vendosen vetëm me një ndeshjet.

Jo vetëm që klubet do të lejojnë të zvogëlojnë numrin e ndeshjeve, por edhe të minimizojnë udhëtimet gjatë një pandemie.

Stambolli ishte planifikuar të priste finalen e Ligës së Kampionëve, por shqetësimet për sigurinë mund lëvizin këtë loakcion.

Mundo Deportivo sugjeron që Portugalia dhe konkretisht Lisbona do të ishte mikpritja ideale, pasi ky vend ka qenë relativisht i pa ndikuar nga Covid-19. /Lajmi.net/