Plani B i Barcelonës

Neymar ka shkëlqyer deri më tani këtë sezon, pas transferimit në Barcelonë nga Santos gjatë verës, duke konfirmuar talentin e tij si një prej futbollistëve më premtues në vjetët e fundit. Trajneri Gerardo Martino vazhdimisht ka insistuar se duhet të kemi durim derisa përforcimet e reja të shfaqin maksimumin e tyre pas integrimit të plotë…

Sport

12/11/2013 15:11

Neymar ka shkëlqyer deri më tani këtë sezon, pas transferimit në Barcelonë nga Santos gjatë verës, duke konfirmuar talentin e tij si një prej futbollistëve më premtues në vjetët e fundit.

Trajneri Gerardo Martino vazhdimisht ka insistuar se duhet të kemi durim derisa përforcimet e reja të shfaqin maksimumin e tyre pas integrimit të plotë në Nou Camp.

Mirëpo, duket se procesi i pritjes duhet të ‘shkurtohet’ për shkak të lajmit të keq se sulmuesi kryesor Lionel Messi do të mungojë për dy muaj për shkak të një lëndimi në kofshën e këmbës së majtë.

Kjo ka bërë që gjiganti katalan të formojë një plan B në mënyrë që të ruajë efikasitetin në repartin ofanziv, deri kur Messi të rikthehet nga lëndimi.

Sipas medieve spanjolle Cesc Fabregas do të kërkohet të mbulojë rolin e “numrit 9”, njësoj siç ka bërë gjatë Euro 2012 me Spanjën, ndërsa barra kryesore e sulmit do të bie mbi Neymarin.

Lajmi i mirë për tifozët e Barcelonës është se braziliani duket i gatshëm ta plotësojë mungesën e lënë nga lëndimi i bashkëlojtarit të tij.