Plani anti-Messi

Real Madrid përgatitet për El Clasicon kundër Barcelonës në Camp Nou, me një plan të veqantë për të mbuluar sulmuesin në formë, Lionel Messi.

Sport

20/03/2015 10:43

Lionel Messi është në formë të jashtëzakonshme. Sulmuesi i Barcelonës ka shkëlqyer me paraqitjet e tij deri më tani gjatë këtij sezoni.

Dhe, kjo ka detyruar trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti që të krijojë një plan për mbulimin sa më të mirë të tij në El Clasicon e së dielës në Camp Nou.

Mbrojtësi i rikuperuar nga lëndimi, Sergio Ramos do të jetë ai që do të përkujdeset pandërprerë për argjentinasin, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Sa do t’ia dalë, kjo mbetet të shihet të dielën mbrëma.