Plan për Ozilin

Jose Mourinho është duke krijuar një plan për ta ndalur Mesut Ozilin në përballjen mes Chelseas dhe Arsenalit të hënën mbrëma dhe ka pranuar se do të jetë e pamundur ta mbajë yllin gjerman të heshtur për 90 minutat e plota. Menaxheri i Blues luajti rol të rëndësishëm në karrierën e mesfushorit gjerman duke e…

Sport

22/12/2013 09:28

Jose Mourinho është duke krijuar një plan për ta ndalur Mesut Ozilin në përballjen mes Chelseas dhe Arsenalit të hënën mbrëma dhe ka pranuar se do të jetë e pamundur ta mbajë yllin gjerman të heshtur për 90 minutat e plota.

Menaxheri i Blues luajti rol të rëndësishëm në karrierën e mesfushorit gjerman duke e transferuar në Real Madrid nga Werder Bremen më 2010.

Mourinho beson se blerja e Ozilit e ka transferuar Arsenalin duke e shndërruar në kandidat serioz për titull këtë sezon dhe e di se skuadra e tij duhet të mundohet ta ndal atë nëse dëshiron të arrijë rezultat pozitiv në Emirates.

“Mendoj se e di se si të mundohem ta ndali atë që të jetë aktiv në ndeshje, me 90 minuta të ndikimit direkt”, deklaroi Mourinho.

“Por, është e pamundur ta ndalim për 90 minuta, sepse këta lloj futbollistët gjithmonë kanë një ose disa momente ku shfaqem të pandalshëm dhe përfundojmë duke bërë diçka të veçantë sepse janë aq të mirë. Për ta ndalur atë në tërësi, nuk mendoj se mundemi. Mesut është futbollist fenomenal. Ai është një prej atyre futbollistëve që mund të kompletoni mozaikun në ekipin tuaj”, u shpreh Special One.