Plaku mesazhe 33-vjeçares: Lidhemi bashkë, po digjem për ty
Një i moshuar është vënë në pranga gjatë ditës së djeshme në Policinë e Tiranës. Xhemat H., 67 vjeç banues në rrugën “Myslym Shyri”, është denoncuar nga një vajzë 33-vjeçare se e ngacmonte me mesazhe, ndërsa e kishte ngacmuar edhe seksualisht.

Lajme
I moshuari që ishte i ve, i kërkonte 33-vjeçares që të lidheshin bashkë. “Lidhemi bashkë, po digjem për ty”, ishin mesazhet që i niste ai.
E reja ka treguar në polici, se i moshuari e priste gjatë natës tek shkallët e pallatit dhe e ngacmonte me duar. Plaku i dërgonte 33-vjeçare mesazhe pa fund në celular, ku i kërkonte lidhje.
Pas arrestimit policia ka bllokuar celularin e të moshuarit ku janë gjendur dhe mesazhet, raportojnë mediat në Shqipëri.