‘Plaku’ i fortë

Ryan Giggs ishte futbollisti i parë i ‘diplomuar’ nga klasa e vitit 1992 që arriti të lë gjurmë në Manchester United dhe në ditën kur mbush 40 vjet, ai përgatitet për fundjavë në mënyrë të ngjashme siç ka bërë gjithë jetën. Uellsiani rezistoi më shumë se David Beckham, Paul Scholes, Nicky Butt, Gary dhe Phil…

Sport

29/11/2013 11:43

Ryan Giggs ishte futbollisti i parë i ‘diplomuar’ nga klasa e vitit 1992 që arriti të lë gjurmë në Manchester United dhe në ditën kur mbush 40 vjet, ai përgatitet për fundjavë në mënyrë të ngjashme siç ka bërë gjithë jetën.

Uellsiani rezistoi më shumë se David Beckham, Paul Scholes, Nicky Butt, Gary dhe Phil Neville që depërtuan nga akademia e njëjtë e Unitedit, por Giggs është rrugës për të arritur kuotën e 1000 paraqitjeve në klub.

Futbollisti me numrin më të madh të paraqitjeve në histori të Manchester Unitedit ishte një prej më të dalluarve në fitoren 5:0 ndaj Bayer Leverkusenit të mërkurën, takimi i tij i 953’të për klubin.

Dhe, ai do të jetë në skuadër edhe për ndeshjen kundër Tottenham Hotspur të dielën. Me 13 tituj të Premierligës, katër FA Cup, dy Liga të Kampionëve dhe katër League Cup, Giggs ka arritur gjithçka në nivelin e klubeve, por është i uritur për më tepër.

“Kënaqem në futboll dhe kjo është gjëja kryesore. Ju duhet të punoni shumë”, deklaroi ai për Daily Telegraph.