Plagosje me armë zjarri në Pejë, policia jep detaje
Në qytetin e Pejës sonte ka ndodhur një plagosje.

Lajme
Policia e Kosovës, ka konfirmuar se në Pejë ka ndodhur një rast i gjuajtjes me armë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për lajmi.net, se rasti ka ndodhur në ora 22:15 dhe si pasojë e kësaj ka mbetur një person i plagosur.
“Rreth orës 22:15 policia është informuar për një rast gjuajtje me armë zjarri, si pasojë e kësaj një person ka mbetur i plagosur dhe i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka deklaruar Rugova për lajmi.net.
Sipas tij, gjendja e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetë.
“Sipas ekipit mjekësor i njëjti është jashtë rrezikut për jetë”, tregoi Rugova.
Tutje ai ka shkruar se, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. /Lajmi.net/