Plagosja e katër personave dje para gjykatës në Gjermani- “Veç në apartamentin e vëllait të Besar Nimanit s’kishte drita, ai iku me motrën”

Një rast i rëndë ndodhi dje në Gjermani derisa po zhvillohej seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit për vrasjen e kampionit të boksit, kosovarit Besar Nimani. Derisa në gjykatën e Bielefeldit po mbahej seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit për vrasjen e 38 vjeçarit, Huseyin Akkurt të shtëna me armë zjarri pati jashtë objektit gjyqësor. Në fund…

Lajme

27/02/2025 09:47

Një rast i rëndë ndodhi dje në Gjermani derisa po zhvillohej seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit për vrasjen e kampionit të boksit, kosovarit Besar Nimani.

Derisa në gjykatën e Bielefeldit po mbahej seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit për vrasjen e 38 vjeçarit, Huseyin Akkurt të shtëna me armë zjarri pati jashtë objektit gjyqësor.

Në fund të përfshirët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Si shkak i të shtënave të shumta me armë zjarri u plagosën katër persona. Sipas informacioneve të “BILD”, ndër të plagosurit në këtë rast janë: Babai i të pandehurit (63 vjeç) si dhe vëllai (25 vjeç).

Dy viktimat e tjera në këtë rast janë dy burra të tjerë të moshës 25 dhe 23 vjeçar. Sipas informacioneve 23 vjeçari është jashtë rrezikut për jetë, transmeton lajmi.net.

Në lidhje me këtë rast policia ka arrestuar dy të dyshuar.

Aktualisht policia në Gjermani thuhet se është në kërkim të vëllait të Berat Nimanit, vëllait të boksiert tashmë të vdekur.

Ai konsiderohet si i dyshuari i tretë që mund të ketë qenë i përfshirë në të shtëna.

Në ditën e seancës gjyqësore,  Berat Nimani kishte deklaruar për “Bild” se një nga “vrasësit e Besarit po ecën i lirë. Që nga vdekja e tij ne kemi jetuar në frikë të vazhdueshme”.

Policia e Gjermanisë kishte nisur një kërkim të përgjithshëm menjëherë pas ngjarjes së djeshme.

Sipas policisë, në vendin ku është regjistruar Berat Nimani si banor dritat ishin ndezur në çdo apartament dje, përveç në atë të Nimanit.

Avokati Peter Wuller tha se “kam pasur disa kontakte me z.Nimanin menjëherë pas aktit në mes të ditës në Bielefeld. Ai më kërkoi ta përfaqësojë atë”.

Sipas avokatit e gjithë situatë është shumë konfuze.

“Pasi  të kem një pasqyrë të rastit dhe të flas me prokurorin publik, klienti im do të shkojë në polici dhe do të dorëzohet. Kjo do të ndodhë në ditët në vijim, por ndoshta jo këtë javë”, deklaroi avokati Wuller.

Po ashtu avokati tha se Berat Nimani e ka siguruar për pafajësinë e tij dhe thotë se nuk kishte asnjë lidhje me të shtënat para gjykatës së qarkut.

Bild raporton se sipas dëshmitarëve ai është larguar me një makinë të zezë bashkë me motrën e tij, e që të dy kishin lënë seancën gjyqësore dje para kohe.

Policia gjermane është duke hetuar çdo pistë të këtij rasti, që të mund të çoj në një drejtim ku do të dihet e vërteta e asaj që ndodhi./Lajmi.net/