Plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, deklarohen nga Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë-Kosovë. Prokuroria ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit te Shtetit rasti është iniciuar në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, sipas KPRK-së. “Ju njoftojme se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve te Renda, me…

Lajme

28/01/2023 15:27

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë-Kosovë.

Prokuroria ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit te Shtetit rasti është iniciuar në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, sipas KPRK-së.

“Ju njoftojme se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve te Renda, me te pranuar informaten per rastin e sotem ne Fushe Kosove, ka dale ne vendin e ngjarjes me njesite e tjera relevante, ku nga informatat fillestare mund t’iu njoftojme se nga te shtenat me arme zjarri nga nje i dyshuar, jane plagosur dy femra te cilat jane derguar ne QKUK per trajtim mjekesor.”, është bërë e ditur në njoftim.

Po ashtu, është theksuar se në koordinim me Policinë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të dyshuarit në procedure penale, si dhe për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e rastit.

Dy gra janë plagosur sot në Fushë-Kosovë. Lajmin për Kosovapress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se të plagosurat janë dërguar për tretman mjekësor.