Plagoset xhelati i gazetarëve

Gazeta britanike "Mail on sundya" ka publikuar se gjatë sulmit ajror amerikan në Irak është plagosur "xhihad John”, përgjegjës për prerje kokash të pengjeve nga Perëndimi.

Bota

16/11/2014 11:30

Megjithëkëtë, Foreign Office nuk ka mundur të konfirmojë raportet e gazetarëve britanikë, se xhelati i maskuar, i cili është paraqitur në disa video të tmerrshme duke ua prerë kokën pengjeve, të jetë plagosur në javën e shkuar derisa ishte në një takim me liderët e Shtetit Islamik në një qytet irakian afër kufirit me Sirinë, përcjell Koha.net.

Sipas shkrimeve të gazetës britanike, ai është transferuar në spital menjëherë pas sulmit në bunker në Al Kaim, në Irakun perëndimor me ç’rast qenë vrarë 10 e qenë plagosur 40 komandantë të shtetit islamik.

“Mail on sunday” shkruan se në këtë sulm ishte plagosur edhe lideri i kësaj organizate terroriste Abu Bakr al-Bagdadi, për të cilin dolën zëra se edhe ka vdekur.

Besohet se “xhihad John”, i cili quhet kështu sipas John Lenonit të Beatles, për shkak se është rritur në Britani, është përgjegjës për vrasjen e gazetarëve amerikanë James Foley dhe Stiven Sotlof, si dhe të humanistëve britanik David Hens e Alana Hening.

“Mail on Sunday” pohon se motra mjekësore që ka mjekuar të plagosurit në këtë sulm ajror ka treguar se njeriu me emrin Xhalman ka qenë në mesin e pacientëve dhe ajo ka shtuar se “se bëhet fjalë për vrasësin gazetarëve”.