Plagoset rëndë një shqiptar në Milano

Një shqiptar 40-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka mbetur i plagosur rëndë pasi u qëlluar me armë në një bar gjatë natës, ne Piotello, Milano.

Lajme

17/11/2019 15:17

Mediat italiane raportojnë se ai mori një plumb në bark dhe e dërguan me urgjencë në spitalin në San Raffaele.

Ai ishte i vetëdijshëm në kohën që po e transportonin në urgjencë, por nuk ka dhënë detaje për sa ndodhi.

Policia ka thënë se të shtenat ndodhen gjatë natës, por ende nuk ka një dinamikë të qartë të asaj që ndodhi dhe arsyeve.

Mjeket thonë se gjendja e shqiptarit është shumë kritike për jetën. Ndërkohë që shqiptari sapo ishte shtruar, në urgjence u paraqit edhe një tjeter i plagosur, dyshohet klient në të njejtin bar, por ende nuk ka një version zyrtar nga policia./lapsi.al