Plagoset një polic shqiptar në fshatin serb Gorazhdec të Pejës

Një pjesëtar i policisë së Kosovës, është plagosur me armë zjarri në fshatin Gorazhdec të Pejës, i banuar kryesisht me qytetarë serbë.

Lajme

14/07/2015 14:03

Bëhet e ditur se sulmues të paidentifikuar kanë shtënë në pjesëtarin e policisë derisa ai ndodhej në detyrë zyrtare.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe sipas burimeve nga policia polici ka marrë plagë në pjesën e stomakut.

Rastin e ka konfimuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Teki Syla. Ai nuk ka pranuar të jap më shumë informata për rastin, me arsyetimin se policia është ende në fazën hetimore.

Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë. /lajmi.net