Plagoset një person në Prizren

Një person është vetplagosur dje në mëngjes në Prizren.

Lajme

04/04/2020 11:31

Një person nga fshati Shpenadi e Prizrenit ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi i është vetplagosur me armë.

“I dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që i njëjti me armë zjarri kishte plagosur vetën. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës. /Lajmi.net/