Plagoset një person në Gllogoc, të dyshuarit i gjenden armë e municion

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të posedimit të paautorizuar të armëve dhe municionit në Gllogoc. Njësitë policore pas pranimit të informatës se një person është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar i cili dyshohet se kishte edhe armë-pistoletë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar të dyshuarin. Në konsultim me…

Lajme

14/11/2025 08:47

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të posedimit të paautorizuar të armëve dhe municionit në Gllogoc.

Njësitë policore pas pranimit të informatës se një person është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar i cili dyshohet se kishte edhe armë-pistoletë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar të dyshuarin.

Në konsultim me prokurorin, njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit kanë gjetur e konfiskuar 16 fishekë kalibra të ndryshëm.

“Lidhur me rastin viktima ka vazhduar në QKUK për tretman mjekësor. Në konsultim e koordinim me prokurorin, rasti është në proces hetimor”./Lajmi.net/