Plagoset një burrë në rrethana të panjohura

Dje në orët e para të mëngjesit është plagosur një burrë në një lokal në Babush të Ferizajt dhe menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lajme

18/01/2020 13:08

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në rrethana të panjohura dhe se nga vendi i ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të armës.

Ai u plagos në këmbë, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga hetuesit policor. /Lajmi.net/