Plagoset me thikë një polic i Shqipërisë

Një efektiv policie është plagosur me mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Unazës së Re, teksa mbetet ende e paqartë situata.

Lajme

11/03/2016 16:35

Informacione paraprake, bëjnë të ditur se është plagosur me thikë Gjergji Muça, efektiv policie, por nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Mësohet se Muça është në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë. / Top Channel