Plagoset me thikë një person në Podujevë 

Është plagosur me thikë një person dje në Podujevë. 

Lajme

29/10/2020 10:13

Siç njofton PK, pas marrjes së ndihmës së parë viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.

“Është raportuar se viktima i mitur mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve që i kishte marrë nga një mjet i mprehtë – thikë. Pas marrjes së ndihmës së parë viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar”, thuhet në raport. /Lajmi.net/