Plagoset 15-vjeçari në Skenderaj

Sot në Skenderajt një 15-vjeçar është plagosur nga një plumb, i cili ka ardhur nga një drejtim i panjohur.

Lajme

12/08/2015 18:22

Rasti e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Sot rreth orës 14:00 në Skenderaj është raportuar se një i mitur, 15 vjeç, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një plage që dyshohet se është shkaktuar nga një plumb, drejtimi i të cilit ende mbetet i panjohur”, tha Zahiti për Veriu.info.

Ai ka treguar se i lënduar pas trajtimit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.