Plaçkitje e armatosur e “Al Petrol” në Malishevë

Është plaçkitur gjatë natës pika e shitjes së karburanteve “Al Petrol” në Malishevë, gjë që e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PK-së për rajonin  e Prizrenit, Hazir Berisha. 

Lajme

03/07/2014 17:43

Mbrëmë rreth orës 01:15, Policia në Malishevë ka pranuar një informacion, i cili bënte me dije se në rrugën “Imer Krasniqi” kishte ndodhur një grabitje në pompën e karburanteve “Al Petrol”’, tha Berisha për PrizrenPress.

Sipas dëshmitarëve, tre meshkuj të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në objektin e karburanteve dhe nga punëtorët kanë grabitur një shumë parash.

Më pas të dyshuarit kanë ikur në pyllin e afërt. “Njësitet policore menjëherë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë marrë edhe video incizimet nga kamerat e sigurisë, të cilat mund të ndihmojnë në zbulimin e autorëve”, tha Berisha.