Plaçkitet filiali i një banke në Prishtinë

Dje ka ndodhur një vjedhje në një bankë në Prishtinë.

Lajme

11/04/2019 11:04

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, por nuk ka treguar se në cilën pikë ka ndodhur vjedhja.

“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit duke hapur bankomatin e filialit bankar, me ç’rast kanë vjedhur para dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Lajmi.net/