Pjesmarrësit e Festivalit të 53 të Këngës, befasi në listë
Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Enver Petrovci, do të jetë surpriza e edicionit të 53-të të Festivalit të Këngës në RTSH që do të mbahet në Shqipëri në fund të dhjetorit. Ai vjen si konkurent me këngën e titulluar "Të vranë bukuri".

ShowBiz
Emri i tij është zbuluar sot nga organizatorët e këtij festivali, eveniment që do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka, ka prezantuar sot për mediat formulën dhe listën e këngëtarëve fitues që do të garojnë sivjet për çmimin e parë të festivalit.
Do të jenë 28 këngë që do të garojnë sivjet në këtë festival, ku do të marrin pjesë emra të njohur të muzikës së lehtë shqiptare, por edhe këngëtarë nga Kosova, Maqedonia, e trevat e tjera shqiptare.
Një tjetër emër surprizë krahas artistit Petrovci është edhe Elhaida Dani, këngëtarja e talentuar shqiptare që korri sukses në Itali duke rrëmbyer çmimin e parë në edicionin e “The Voice of Italia”.
Fituesi i këtij festivali është automatikisht përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision.
Ja emrat e 28 pjesmarrësëve:
- Altin Goci
- Agim Poshka
- Ana Gramo
- Andos Sinani
- Besa Krasniqi
- Besjana Mehmedi & Shkodran Tolaj
- Bojken Lako Band
- Elhaida Dani
- Emi Bogdo
- Enver Petrovci
- Enxhi & Xhejn Kumrija
- Erga Halilaj
- Grupi Aurora
- Grupi Offchestra
- Gjergj Leka
- Jozefina Simoni
- Julian Gjojdeshi
- Kelly
- Klajdi Musabelliu
- Kozma Dushi
- Lindita Halimi
- Marsela Çibukaj
- Mjellma Berisha
- Rezarta Smaja
- Revolt Klan
- Saimir Braho
- Sigi Bastri & Florent Abrashi
- Venera Lumani
/KosovaPress