Pjesëtarët e IS ikin nga Tikriti

Ushtria e Irakut dhe milicia shiite kanë hyrë sot në qytetin Tikrit i cili është njëri ndër territoret e operimet të xhihadistëve islamikë në Irak.

Bota

11/03/2015 19:26

Sipas informatave të agjencisë AP, forcat irakiane kanë sulmuar nga ajri dhe toka duke përdorur edhe helikopterët ndërsa nga qyteti janë dëgjuar detonime, të shtëna dhe tym.

Qeveria e Irakut ka deklaruar nëpërmes televizionit shtetëror se ekstremistët kanë marrë veturat nga civilët dhe kanë ikur nga qyteti.

_81571393_bb4997da-0828-4f9b-92be-cf1949d940c2

Deri më tani nuk ka të dhëna për viktimat eventuale në luftë, ndërsa forcat irakiane mbrëmë kanë marrë qytetin Alam, derisa pritet së shpejti të fillojnë ofensivën edhe në Mosul qyteti i dytë më i madh në Irak.