Pjesëtarë e IS-it mund të dëbohen së shpejti nga Tikriti

Raportohet se forcat irakiane dhe milicia shiite janë duke bërë përpjekje që të rrethojnë luftëtarët e Shtetit Islamik në Tikrit, në ditën e dytë të operacioneve ushtarake për të rimarrë kontrollin mbi këtë qytet që gjendet rreth 130 km në veri të Bagdadit.

Bota

04/03/2015 16:38

Rreth 30 mijë pjesëtarë të kësaj force janë mobilizuar për këtë operacion, të përkrahur nga aeroplanët luftarakë dhe helikopterët irakianë, transmeton REL.

Komandantët ushtarakë kanë thënë sot se forcat qeveritare janë duke avancuar gradualisht, ndërsa progresin po e ngadalësojnë sulmet me bomba në anë të rrugës dhe ato nga snajperët.

Një gjeneral iranian raportohet se po qëndron në këtë rajon për të ndihmuar në koordinimin e operacioneve.

Më 3 mars, gjenerali amerikan, Martin Dempsey, udhëheqësi i shefave të Shtabit të ushtrisë amerikane ka thënë se roli i Iranit në Tikrit mund të jetë “pozitiv” nëse nuk nxit tensione sektare.

.