Pjesë të trupave të dy policëve ishin nxjerr mbrëmë nga Lepenci bashkë me veturën e aksidentuar

Organet e hetuesisë kosovare kanë njoftuar se dy policët e zhdukur mbrëmë në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 20:45 në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur 'Kulla me Qeshmë', kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Lajme

29/04/2018 16:13

Policia thotë se për shkaqe ende të panjohura, vetura në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi në  rrjedhën e lumit Lepenc.

Vetura është nxjerrë  mbrëmë nga lumi Lepenc. Ndërkohë që Klan Kosova ka raportuar se nga vendi i ngjarjes janë nxjerrë edhe gjymtyrë të policëve të aksidentuar.

Tutje që nga orët e mbrëmjes 29 prillit policia e Kosovës bashkë me FSK’në e KFOR’in janë duke i vazhduar hetimet lidhur me gjetjen e trupave të dy policëve.

Nga polica kanë deklaruar se hetimet janë zgjeruar edhe në pjesën maqedonase. Atje autoritet tashmë kanë filluar hetimet.

Lexo edhe:

Zv/ministri i Brendshëm në Maqedoni: Do të krijojmë ekip të përbashkët me Kosovën për gjetjen e policëve