Pjesë e parë me shumë gola mes Feronikelit dhe Drenicës, e Arbëria në epërsi ndaj Besës

Derbi lokal mes Feronikelit dhe Drenicës është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa Arbëria po fiton 2-0 ndaj Besës.

Sport

25/02/2021 13:51

Kreshnik Uka hapi llogarinë e golave për Drenicën, ndërsa reagimi i Feronikeli ishte i menjëhershëm ku Simonovskit barazoi shifrat, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, Feronikeli pësoi një goditje shumë të rëndë pasi u dha një karton i kuq Bojkun e Feronikelit dhe Drenica e shfrytëzoi këtë rast duke shënuar gol për të mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-2.

Në anën tjetër, Arbëria po fiton lehtësisht ndaj Besës, pasi shënoi dy gola në 45 minutat e parë.

Marclei shënoi golin e parë në ndeshje për Arbërinë, e pas 26 minutave Arbëria dyfishoi rezultatin./Lajmi.net/