Pjesa e tretë në Botëror?

Pjesa e tretë e ndeshjes mund të përdoret për herë të parë në 64 ndeshjet që do të zhvillohen në Botërorin e Brazilit. Në fakt, pas lojës, lojtarët do të kenë mundësi të ndërrojnë llafe dhe të qëndrojnë njëri me tjetrin, para se të shkojnë në zhveshtore.

Sport

09/06/2014 22:10

Duke u munduar që të nxjerrë gjithçka nga futbolli, FIFA ka vendosur që sapo të përfundojë secila prej 64 ndeshjeve të luajtura gjatë Botërorit, do të zhvillohet një lloj pjese e tretë, e ngjashme me atë që ndodh në ragbi.

Tema ka të bëjë me përsëritjen e përshëndetjes në mes lojtarëve dhe trajnerëve, e cila parashihet në fillim të lojës, ndërkohë që lojtarët do ta kenë mundësinë të flasin për lojën, të komentojnë dhe mbi të gjitha, para se të shkojnë në zhveshtore për të bërë dush, t’i shkëmbejnë fanellat në mes vete.

Do të funksionojë? Imagjinojeni nëse jeni futbollist dhe ekipi yt humb në minutën e 90-të pas një goli me polemika…

Për këtë punë, FIFA do të mundohet që t’i bashkojë njerëzit me aq sa ka mundësi, duke u munduar t’i largojë dukuritë negative.