Pjesa e parë/ rezultatet: Llapi – Drita, Ferizaj – Trepça ’89

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës, të planifikuara të zhvillohet sot.

Sport

05/07/2020 17:46

Drita po triumfon në udhëtim te Llapi me rezultat 0:2. Mërgim Pefqeli (6′) autogol dhe Kastriot Rexha (12′) ishin golashënuesit e 45 minutave.

Ndërkohë, Trepça ’89 është duke e demoluar me rezultat 3:0 si mysafir Ferizajn.

Behar Bardhi (18′) autogol, Ardian Muja (21′) dhe Arb Manaj (39′) shënuan për ekipin e Shpëtim Idrizit. /Lajmi.net/