Pjesa e parë: Ndeshje e barabartë në fushë, por jo në rezultat

Ka përfunduar 45 minutëshi i parë në ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë.

Sport

17/11/2019 18:45

Takimi që po zhvillohet në Prishtinë është i barabartë në fushë, por në rezultat anglezët janë duke udhëhequr.

Kjo pasi Harry Winks (32′) realizoi golin e vetëm në këtë pjesë, pas një pakujdesie në mbrojtjen tonë.

Pritet një pjesë e dytë më e zjarrtë, pasi ‘Dardanët’ po japin shpresa se mund të ketë një rezultat pozitiv dhe të ruhet rekordi pa humbje në tempullin ‘Fadil Vokrri’. /Lajmi.net/