Pjesa e parë: Llapi në avantazh ndaj Dritës, s’ka gola në ndeshjet e tjera

16:46 | 18 Shtator 2019

Kanë përfunduar pjesët e para të tre ndeshjeve të Superligës që po zhvillohen sot.

I vetmi takim i zhbllokuar në 45 minutëshin e parë është derbi Llapi – Drita, ku vendasit kanë kaluar në epërsi me golin e 20-vjeçarit Kastriot Selmani (5’).

Në ndeshjen Trepça ’89 – Prishtina dhe në atë mes Gjilanit dhe Ballkanit rezultati është i barabartë pa gola.

Këto ndeshje po zhvillohet për javën e pestë të Superligës së Kosovës. /Lajmi.net/