Pjesa e parë i takon Francës, Roshi fytyra tragjike e Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë e ka pasur shumë të vështirë 45 minutëshin e parë kundër Francës.

Sport

07/09/2019 21:36

Pas 45 minutave lojë, Shqipëria e gjen vetën në disavantazhin e dy golave kundër kampionëve të Botës, raporton lajmi.net.

Kaluan vetëm 8 minuta lojë kur Kingsley Coman i dha epërsinë skuadrës franceze. Lojtari ishte ‘harruar’ krejtësisht nga Odise Roshi.

20 minuta më vonë, Olivier Giroud shënoi golin e dytë të vendasve, gol ky që me shumë gjasë i jep tri pikë Francës.

Si për të mos mjaftuar gabimet e Roshit, ai shkaktoi edhe një penallti, të cilën për fat të mirë nuk e konkretizoi Griezmann.

Roshi filloi në krahun e majtë të mbrojtjes, për të kaluar në të djathtin, dhe me gjasë do të jetë zëvendësimi i parë i Edoardo Rejas. /Lajmi.net/