Pjanic shmang dëmtimin serioz – këto janë të rejat nga Juventus

Mesfushori i Juventus, Miralem Pjanic, ka arritur të shmang ndonjë dëmtim serioz.

Sport

17/02/2020 16:46

Pjanic pësoi një ‘tronditje’ në ndeshjen e luajtur dje, kundër Brescia. Gjithçka ndodhi gjatë pjesës së dytë, duke bërë që frika te Maurizio Sarri të rritet.

Kishin kaluar vetëm shtatë minuta që kur lojtari ishte aktivizuar, para se ai të jepte sinjalin se ka problem me ijet.

Megjithatë, klubi i Juventus sot ka bërë të ditur se lojtari ka shmangur ndonjë lëndim të mundshëm muskulor, transmeton lajmi.net.

Boshnjaku pritet që të kthehet në fushën e blertë qysh në ndeshjen e mesjavës, të cilën Juventus e luan në kuadër të Ligës së Kampionëve, kundër Olympique Lyon. /Lajmi.net/