Pjanic pret Barcelonën

Miralem Pjanic është duke i refuzuar përpjekjet e Romës për të filluar bisedimet rreth vazhdimit të kontratës në Olimpico. Mesfushori boshnjak pret zhvillime të reja në Barcelonë, në mënyrë që të transferohet në Camp Nou.

Sport

10/05/2014 14:21

Miralem Pjanic është duke e pritur Barcelonën.

Sipas të përditshmes sportive katalane Mundo Deportivo, mesfushori boshnjak i Romës, është duke pritur zhvillime të reja te gjiganti katalan, ku priten ndryshime në stafin teknik me Luis Enriquen që thuhet se do të zëvendësojë Gerardo Martinon, në postin e trajnerit, që sugjeron se ai mund të jetë një prej përforcimeve të reja për sezonin e ri.

Roma ka ftuar menaxherin e tij Michael Becker për të diskutuar rreth vazhdimit të kontratës, së vlefshme deri më 2015, por Pjanic tashmë disa herë ka kundërshtuar qëllimin e klubit.

Në situatën aktuale, Pjanic – i cili në të kaluarën ka refuzuar oferta të rëndësishme nga klube të mëdha si Manchester United dhe Paris Saint-Germain – mund të kërkojë largimin nga Roma gjatë afatit kalimtar të verës.

Nëse nuk pranon të vazhdojë kontratën, Roma duhet të mendojë për shitjen e tij gjatë verës së ardhshme pasi rrezikon ta humb si futbollist i lirë në vitin e ardhshëm.