Pjanic në pritje të ofertave nga gjigantët italianë

Miralem Pjanic pritet të largohet nga Barcelona.

Sport

17/08/2021 09:57

Pjanic prej kohësh nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman, dhe nuk është më i preferuar në klub, transmeton lajmi.net.

Raportohet se Barcelona i ka bërë të ditur atij dhe Samuel Umtitit që duhet të gjejnë ekip tjetër deri më 31 gusht kur mbyllet afati kalimtar.

Gjiganti spanjoll synon që me largimin e tyre të përmirësoj gjendjen financiare, duke marrë parasysh pagat e lartë që kanë këta dy futbollist.

Sipas gazetarit Gerard Romero, mesfushori po pret oferta nga Italia, më konkretisht Juventusi dhe Milani.

Boshnjaku ka shprehur interesim që një kohë të gjatë për tu rikthyer te Juventusi, megjithatë do ti pëlqente edhe një kalim te Milani.

30-vjeçari, u bashkua me Barcelonën verën e kaluar, por asnjëherë nuk arriti të gjej vend në formacionin e parë. /Lajmi.net/