Pjanic në Barcelonë?

Barcelona është duke e menduar transferimin e Miralem Pjanic nga Roma.

Sport

19/10/2015 16:11

Katalunasit janë të gatshëm t’i ofrojnë 40 milionë euro për mesfushorin, vetëm për ta sjellë atë në ‘Camp Nou’, shkruan Corriere della Sera.

Futbollisti po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme me Romën, ndërsa këtë gjë e dëshmoi edhe një fundjavë me një supergol nga gjuajtja e lirë ndaj Empolit.

Pjanic numëron edhe katër asistime në Serie A deri në tani.