Pjanic: Koeman nuk më respektoi, Barca tani duket ndryshe me Xavin
Miralem Pjanic vazhdon të jetë i mllefosur me Ronald Koeman, për trajtimin që holandezi ia bëri atij.

Sport
Pjanic dështoi me transferimin e tij te Barcelona, ku nuk gjeti fare hapësira nën urdhrat e Ronald Koeman.
Boshnjaku beson se holandezi nuk tregoi pikën e respektit për të, por tashmë sheh një tjetër Barcelonë me Xavi Hernandez në krye.
“Koeman nuk kishte respekt për mua. Tani, Barca me Xavin duket komplet ndryshe”, ka thënë Pjanic, transmeton lajmi.net.
Lojtari që me karton i takon Barcelonës, ka treguar edhe kush i pëlqen më shumë te skuadra aktuale ‘Blaugrana’.
“E dua Pedrin. Ai vallëzon me topin, sikur Iniesta. Herën e parë kur pash Gavin në stërvitje, mendova me vete se ky do të jetë special”, shtoi ish-anëtari i Juventus e Roma.
Pjanic luajti këtë sezon në huazim, por në fund të sezonit Barca planifikon ta shes kartonin e tij në formë të përhershme. /Lajmi.net/